75 Mall Live Search
13:56 / E Premte, 08 Janar 2021 / k.v

Mosmarrëveshja për parking përfundon me rrahje, policia arreston katër të dyshuar

Rreth orës 12:00 është raportuar për një rrahje në në rrugën “Nënë Tereza’’ në Fushë-Kosovë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestonte katër persona të dyshuar të implikuar në rastin në fjalë dhe ata i ka shoqëruar për në stacionin policor.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë rajonale në Prishtinë ka thënë për IndeksOnline se nga informatat fillestare dyshohet te rrahja u shkaktua si pasojë e një mosmarrëveshjeje për çështje vendparkimi.

Deri tani dy persona kanë kërkuar trajtim mjekësor, përderisa policia ka iniciuar një hetim lidhur me ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë rastin./IndeksOnline/