75 Mall Live Search
10:26 / E Hënë, 16 Dhjetor 2024 / k.v

Mosmarrëveshja përfundon me pesë të lënduar në Gjakovë, policia arreston të dyshuarit

Pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht disa persona në Gjakovë, ku si pasojë pesë prej tyre (të dyshuar) kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. 

Policia ka bërë të ditur se tentativa e vrasjes ka ndodhur të dielën rreth orës 20 e 30 minuta, transmeton IndeksOnline.

Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, tre prej tyre janë dërguar ne qendrën e mbajtjes.

Hetimet përkitazi me rastin ende janë duke vazhduar./IndeksOnline/