75 Mall Live Search
09:22 / E Hënë, 19 Korrik 2021 / k.v

Mosmarrëveshja përfundon me rrahje në Brezovicë

Pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në rrahje katër meshkuj në Brezovicë.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar viktimën dhe një të dyshuar, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, dy të dyshuarit tjerë kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të shkoi në gjykatë në procedurë të rregullt./IndeksOnline/