10:35 / E Hënë, 21 Qershor 2021 / k.v

Mosmarrëveshja përfundon me rrahje në Fushë Kosovë, policia në kërkim të të dyshuarit

Pas një mosmarrëveshje, një person i dyshuar ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, transmeton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10 e 30 minuta në Fushë Kosovë.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKUK nga ku më pas është liruar për në shtëpi, ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim të policisë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit ndërsa rasti vazhdon të hetohet./IndeksOnline/