75 Mall Live Search
09:15 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

Mosmarrëveshje me borxhliun prizrenas, të dyshuarit i konfiskohen 3 pistoleta, fishekë dhe gëzhoja

Në Policinë e Kosovës është raportuar për një mosmarrëveshjeje, në Prizren.

“Shkatim i rrezikut të përgjithshëm

Fsh. Korishë, Prizren 07.09.2020 – 18:20. Pas një mosmarrëveshje të një borxhi të më hershem, midis dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, ka ndodhur së pari rrahja midis tyre e më pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes, është arrestuar një i dyshuar dhe janë konfiskuar tri pistoleta, 12 fishekë dhe 2 gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /IndeksOnline/