75 Mall Live Search
11:43 / E Premte, 09 Korrik 2021 / k.v

Mosmarrëveshje mes fqinjëve/ Gjuajnë me armë në ajër, arrestohen dy persona

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasmesnate në rrugën “Morava” në Mitrovicën e Jugut.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se dy familje pas një mosmarrëveshje kishin shtënë me armë zjarri në ajër.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku fillimisht kanë kontaktuar me të dyshuarin e parë nga i cili kanë konfiskuar një pistoletë dhe 7 copë fishek ndërsa aty është kuptuar se i dyshuari kishte pasur një mosmarrëveshje me fqinjin te tij i cili po ashtu kishte shtënë me armë në ajër.

Njësitë policore kanë shkuar te i dyshuari dyshuar tjetër i cili ka pranuar gjithashtu se ka shtënë me armë dhe ka dorëzuar një AK-47 me 3 fishekë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dy gëzhoja.

Pas konfiskimit të këtyre armëve, personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në stacion policore ku edhe janë intervistuar, transmeton IndeksOnline.

Njësia e hetimeve ka kontaktuar me prokurorin kujdestar dhe me udhëzimet e tij është iniciuar rasti “Përdorim i armës, mbajtje në pronësi dhe posedim i paautorizuar i armës”. Të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/