75 Mall Live Search
08:27 / E Martë, 20 Prill 2021 / AR

Mosmarrëveshje në një parking të automjeteve në Prishtinë, një i arrestuar

Dje gjatë ditës në Prishtinë është arrestuar një person. Ai dyshohet se e ka kanosur një tjetër, shkruan Indeksonline.

Arsyeja e kësaj kanosje sipas Policisë së Kosovës vjen pas një mosmarrëveshje në një parking të automjeteve.

“Rr. Shaban Polluzha, Prishtinë 19.04.2021-13:35. Është arrestuar i dyshuar mashkull  kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në një parking të automjeteve e ke kanosur viktimën  mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit e vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.