Mosmarrëveshje në Pejë, lëndohen dy persona
Shkaku i një mosmarrëveshje, dy persona kanë mbetur të lënduar, njëri i therur me thikë e tjetri i goditur me shkop metali, përcjellë Indeksonline.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës, lidhur me rastin njëri nga personat e dyshuar është arrestuar.
“Ka ndodhur një mosmarrëveshje mes disa personave meshkuj K/Shqiptarë, ku gjatë përleshjes dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë kanë therur me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar ndërsa viktimën tjetër mashkull K/shqiptar e kanë goditur me shkop metali duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimat janë dërguar në spitalin e Pejës për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. Një i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Indeksonline/