10:31 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

Arrestohen dy persona në Prishtinë, shkak mosmarrëveshja për një borxh

Janë arrestuar dy persona të dyshuar në Prishtinë, pasi që ata pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi kanë kanosur njëri-tjetrin.

Policia ka njoftuar se kanosja ka ndodhur në rrugën “Rrahim Beqiri”, të dielën në orën 13 e 30 minuta, transmeton IndeksOnline.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/