Mosmarrëveshje për pagesën e parkingut, sulmohet një person
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar i cili pas një mosmarrëveshje lidhur me pagesën e parkingut për veturë, ka sulmuar fizikisht viktimën, biletashitësin mashkull.
Viktima si pasojë e lëndimit ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan.
Po ashtu gjatë sulmit fizik dhe rrahjes është dëmtuar edhe një automjet me tabela të huaja pronë e ankuesit mashkull K/Shqiptar.
I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/