Mosmarrëveshje për shiritin e kapitenit, Berisha dhe Reja “sqarohen” në sallën e konferencës

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Kosovën, një bisedë mes trajnerit Reja dhe Berishës, bëri të dal në pah një problem për shiritin e kapitenit të kombëtares.
Portieri Berisha pyet trajnerin nëse ka folur apo jo me Hysajn mbi faktin që ai po prezantohet si kapiten përpara mediave, por italiani i habitur thekson se të gjithë e kanë të qartë se kush e ka shiritin dhe nuk shikon çështje te kjo gjë.
Që prej largimit të Lorik Canës, shiriti kapitenit te kuqezinjtë ka lëvizur sa nga njëri krah te tjetri dhe së fundi te Berisha, që të paktën nga fjalët e Rejas, por edhe ndeshjet e fundit, me shumë mundësi do të vazhdojë të jetë kapiten, megjithatë ky i fundit i kërkon sqarime nëse është biseduar me Hysajn mbi këtë gjë.
Kjo pasi mbrojtësi shkodran ishte kapiteni i kuqezinjve edhe në ndeshjet e muajit shtator, por më pas u pezullua nga trajneri Reja për një shkelje disiplinore dhe duket se tani italiani ka vendosur që shiriti të mbetet përfundimisht në krahun e Etrit Berishës.
Biseda mes trajnerit Edi Reja dhe kapitenit Etrit Berisha në konferencë për media.
Berisha: A ke folur me pare me Hysajn per kete?
Reja: Per cfare te flas?
Berisha: Qe do te jem une kapiteni?
Reja: E kam thene gjithmone qe kapiteni je ti.
Berisha: Nejse, flasim me vone!