75 Mall Live Search
16:25 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Mosmarrëveshje për tokë, një person në Viti e gjuan me armë shtëpinë e viktimës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Viti.

I dyshuari është arrestuar në fshatin Skifteraj të Vitisë.

Kjo  për shkak se pas një mosmarrëveshje rreth një prone kishte shkuar tek shtëpia e viktimës mashkull dhe kishte gjuajtur me armë.

Në vendin e ngjarjes nuk është gjetë ndonjë dëshmi, kurse nga i dyshuari është konfiskuar një armë automatike AK-47 me gjashtë copë fishekë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/