75 Mall Live Search
11:01 / E Premte, 28 Janar 2022 / k.v

Mosmarrëveshje rreth pronës në Skenderaj, intervenon policia

Të enjten pasdite në Skenderaj ka ndodhur një rast i kanosjes.

Policia pasi ka pranuar një informacion për një mosmarrëveshje në mes të disa personave lidhur me një pronë, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar dy persona në stacion policor.

Të dyshuarit pasi janë intervistuar, me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është hapur si kanosje dhe po hetohet nga njësitet përkatëse të policisë në Skenderaj./IndeksOnline/