10:45 / E Premte, 07 Tetor 2022 / k.v

Mospajtime rreth rendit të ditës mes pozitës dhe opozitës

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që të ndryshohet rendi i ditës në seanën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Deputetja e VV-së, Arbreshë Kryeziu ka arsyetuar këtë propozim, duke thënë se këto janë marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk janë kredi që opozita po i konsideron ato.

Kërkesën për ndryshim të rendit të ditës e ka kundërshtuar këtë propozim shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi. “Ky propozim për neve është i papranueshëm, mbi 26 mijë mësimdhënës nuk i kanë marrë ende pagat. Sot ata nuk kanë bukë me hëngër”, theksoi Gashi, raporton RTKlive.

Edhe shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri kritikoi propozimin e VV-së, për ndryshim të rendit të ditës. “Besoj se ju do të reflektoni këto ditë dhe do t’i qitni pagat për mësimdhënës dhe ne këto do t’i kthehemi normalitetit”, tha ai.

Kurse deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, kritikoi mos veprimet e qeverisë rreth mësimdhënësve. “Sot 30 mijë vet po presin pagat, e ne këtu flasim për marrëveshjet ndërkombëtare”, tha ai. Tahiri bëri me diej se AAK nuk do të votojë asnjë marrëveshje, as për ligje tjera deri sa nuk përfundon saga rreth grevistëve.