Mosvet për Arsenalin, gati 1 vit pa yllin e skuadrës
Sezoni aktual është mbyllur për Hector Bellerin, i cili ka këputur ligamentin e gjurit në ndeshjen ndaj Chelseat të shtunën e shkuar, shkruan KosovaPress.
Por lajmet e këqija për mbrojtësin nuk kanë të ndalur, pasi sot konfirmohet që ai nuk do të kthehet të paktën deri në fund të muajit shtator, si pasojë e këtij lëndimi.
Kësisoj, Bellerin do të humbasë gjithë fazën përgatitore me Arsenalin në verë, si dhe do të mungojë në xhirot e para të sezonit të ri të Premier Ligës.