75 Mall Live Search
15:22 / E Mërkurë, 15 Prill 2026 / b l

Moszgjedhja e presidentit/ A mund të ketë lëndë të re në Kushtetuese, flet avokati i njohur

Kanë mbetur edhe rreth 13 ditë deri në afatin e përcaktuar për zgjedhjen e presidentit, në të kundërtën vendi mund të shkojë në zgjedhje që duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Kjo legjislaturë ka mundësi deri më 28 prill të zgjedh presidentin e ri, pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit.

Por, a ka hapësire ligjore që për këtë çështje të kërkohet ndonjë interpretim sërish nga Gjykata Kushtetuese?

Avokati i njohur, Ardian Bajraktari ka thënë se situata është mjaftueshëm e qartë dhe nuk besoj që ka hapësirë e as nevojë për ndonjë interpretim ndryshe.

“Sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentjt/es, Gjykata Kushtetuese me vendimin e fundit u ka dhënë një mundësi shtesë deputetëve që afatit prej 34 ditësh ta përmbushin detyrimin e tyre, ta zgjedhin presidentin/en e vendit. Mos përmbushja e këtij detyrimi brenda këtij afati nënkupton dështimin e Kuvendit dhe rrjedhimisht shpërndarjen e tij sipas fuqisë Kushtetuese. E për pasojë vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, të cilat duhet të caktohen nga Ushtruesja e Detyrës se Preaidentes dhe duhet të mbahen brenda dyzet e pesë (45) ditësh. Pra situata është mjaftueshëm e qartë dhe nuk besoj që ka hapësirë e as nevojë për ndonjë interpretim ndryshe”, ka thënë Bajraktari për IndeksOnline.

Kryeministri Kurti ka paralajmëruar takime me liderët e partive për gjetjen e një zgjidhje për çështjen e presidentit.