75 Mall Live Search
23:49 / E Martë, 02 Nëntor 2021 / OSH

Mot i butë në ditë e ardhshme

3.11 – Pas mëngjesit me mjegull apo vransira të ulëta në ultësira, ditën vransira e intervale me diell, me mundësi për riga lokale shiu.

4.11 – Mot i butë e pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell gjatë ditës.

5.11 – Butë, me vransira e diell.

Temperaturat minimale të hënën ende mund të zbresin në vlera negative në -1C, por nga e marta luhaten ndërmjet 6C e 10C, e maksimalet të martën zbresin deri në 13C, mirëpo deri të premten shënojnë rritje edhe në 20C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu e juglindja 3-12m/s.

Shtypja atmosferike në rënie deri ditën e martë, më pas me tendencë të rritjes edhe mbi vlera normale.