Mot i ligë në Mbretërinë e Bashkuar, paralajmërohen përmbytje të mëdha
Tash e dy javë reshjet e shiut në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nuk kanë të ndalur.
Paralajmërimet për përmbytje të mëdha ka dhënë Agjencia e Mjedisit.
Uellsi, Anglia qendrore dhe ajo jugore mund të pësojnë ndërprerje të energjisë, mbyllje të rrugëve dhe përmbytje, shtoi ai në një paralajmërim të verdhë, raporton BBC.
Ndërkohë në Ishullin e Manit, një incident i madh është deklaruar si përmbytje ku la njerëz të bllokuar në shtëpitë e tyre.
Policia atje po paralajmëron banorët të mos udhëtojnë në rrugë.
Agjencia e Mjedisit ka lëshuar dhjetëra paralajmërime dhe njoftime për përmbytjen në të gjithë Anglinë, në mes të përçarjes rajonale.
Vendi më i prekur nga shiu është Worcestershire, në të cilin një veturë ishte zhytur në ujë.
Policia njoftoi se njerëzit e bllokuar brenda shtëpive duhet të “shkojnë lart dhe të presin shpëtimin”.
Në disa fotografi që po qarkullojnë në media sociale shihet gjendja në Mbretërinë e Bashkuar./IndeksOnline/



