75 Mall Live Search
07:01 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Sot mot i vranët dhe me reshje shiu

Vendi ynë vijon të karakterizohet me mot kryesisht të ndryshueshëm.

Për ditën e sotme (e mërkure) parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu. Një mot afërsisht i ngjashëm me ditën e martë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se temperaturat minimale në tërë territorin do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.