75 Mall Live Search
07:13 / E Mërkurë, 10 Prill 2019 / indeksADMonline

Mot i vranët dhe me shi

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Ndërsa të enjten vranësirat do të shoqërohen edhe me rreze dielli dhe reshjet do ta zvogëlojnë dukshëm intensitetin e tyre, duke përfshirë vetëm disa territore të kufizuara.

Në fushat barike dhe termike do të ketë rritje të lehta. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-47 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.