Mot i vranët edhe në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot moti në Shqipëri do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme.
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut do të bëhen prezent që në orët e para të ditës në Veriperëndim e gradualisht do të shtrihen në të gjithë territorin.
Reshjet do të jenë fillimisht me intensitet të ulët, në pjesën e dytë të ditës reshjet do të fitojnë intensitet deri mesatar hera-herës edhe në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Temperaturat minimale do të sillen nga 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 20-24 gradë Ceslsius.
Era do të fryjë nga Veriperëndimi deri në 15 m/sek kryesisht përgjatë bregdetit.
Valëzimi në det i forcës 1-2 ballë.