19:20 / E Enjte, 15 Prill 2021 / OSH

Mot i vranët në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbretërojë mot i vranët e me shi në vendin tonë.

Të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët. Ndërsa të shtunën parashihen të ketë reshje shiu dhe në viset malore kushte për reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-10 gradë Celsius, thuhet në njoftimin e IHMK-së.