Mot i vranët, pasdite me shi e borë

Sot do të mbizotërojë mot i vranët në vendin tonë.
Sipas Prishtina Weather pasdite do të ketë mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore në verilindje të vendit.
Temperatura më e ulët do të jetë -2 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 4 gradë.
Cilësia e ajrit do të jetë e kënaqshme.
Mot i njëjtë pritet të jetë deri në gjysmë të javës, me të enjten dhe të premten që vijnë me ngritje temperaturash./Indeksonline/