75 Mall Live Search
08:33 / E Mërkurë, 19 Tetor 2022 / L K

Mot i vranët sot

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Vranësirat vende-vende kanë mundësi që të sjellin riga të dobëta shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare.