Mot i vranët, temperatura të ulëta
Moti i vranët dhe me interval me diell parashihet të mbajë sot në vendin tonë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale pritet të lëvizin mes -1 deri 1 gradë Celsius.
Ndërsa ato maksimale mes 5 deri në 8 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1 deri 5 metër për sekondë.

