75 Mall Live Search
07:28 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / MSH1

Mot i vranët, temperaturat minimale deri në -4

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon për sot mot kryesisht të vranët me temperatura minimale nga -4 deri në -2°C.

Ndërkaq, maksimalja pritet të jetë nga 7 deri në 10°C, nëpër qytetet e ndryshme.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–7 m/s.

Temperaturat në qytete pritet të jenë:  Mitrovicë -3°C deri 8°C, Podujevë -4°C deri 8°C, Istog -2°C deri 10°C, Pejë -3°C deri 9°C, Junik -3°C deri 10°C, Gjakovë -2°C deri 10°C, Prizren -2°C deri 10°C, Dragash -4°C deri 7°C, Malishevë -3°C deri 9°C, Prishtinë -3°C deri 9°C, Ferizaj -3°C deri 8°C, Kamenicë -3°C deri 8°C dhe Gjilan -3°C deri 8°C.