75 Mall Live Search
07:39 / E Martë, 27 Gusht 2024 / L K

Mot me diell dhe vranësira sot

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht vranët. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu të përcjella me shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 14 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28 deri në 33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë. Gjatë kësaj jave parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe relativisht i qetë.