08:04 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mot me diell gjatë vikendit në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit në Kosovë, do të mbajë mot me diell, ku temperaturat maksimalet parashihet të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

“Gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Nëpër lugina do të ketë mjegull, si pasojë e rënjes së temperaturave minimale dhe konstanteve të maksimaleve. Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Indeksonline/

Temat: