75 Mall Live Search
07:59 / E Enjte, 26 Qershor 2025 / MSH

Mot me diell, IHMK-ja ka një apel

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor.

“Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 12 dhe 18°C, kurse maksimalet do të arrijnë nga 31 deri në 35°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga verilindja”, njofton IHMK.

IHMK-ja apelon për kujdes të shtuar ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me ndjeshmëri ndaj temperaturave të larta.