75 Mall Live Search
23:29 / E Martë, 12 Maj 2020 / indeksADMonline

Mot me diell në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se nesër e pasnesër do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius”.

“Indeksi UV mbetet i lartë dhe këshillohet që nga ora 10-17 të kufizohemi nga rrezet direkt të diellit”, thuhet në njoftim.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.