75 Mall Live Search
07:25 / E Mërkurë, 24 Qershor 2026 / MSH1

Mot me intervale dielli dhe vranësira

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.

Vende-vende priten furtuna të fuqishme kalimtare të cilat nuk do të duhet të zgjasin shumë.

Sipas MeteoBallkan, temperaturat do të pësojnë ulje të lehta.

Maskimalja pritet të arrijë deri në 30 gradë Celsius, teksa në zonat me stuhi ulje më e theksuar e temperaturave.