Mot me shi, temperaturat deri në 19 gradë

Gjatë ditës së sotme parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.
Sipas MeteoKosova, era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-28 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 13°C.
Ndërkaq, temperaturat maksimale do të luhaten mes 15 dhe 19°C.