75 Mall Live Search
07:48 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Mot me vranësira dhe diell

Në Kosovë, gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat ditën e enjte parashihen që vende-vende të sjellin riga lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-13 m/s.