07:49 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / MSH

Mot me vranësira dhe intervale dielli, temperaturat bien nën zero

Instituti Hidrometeorologjik i vendit ka bërë të ditur se sot do të mbizotërojë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të biejnë në vlera të lehta negative, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin rreth 10 dhe 11 gradë Celsius.

Temperatura më e ulët do të shënohet në Dragash, -3 gradë Celsius.