75 Mall Live Search
09:49 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Mot për skijatorë në Rugovë, bora arrin deri në 15 centimetra

Temperaturat e ndryshueshme në vendin tonë, përveç të reshurave të shiut në disa pjesë të Kosovës kanë sjellur edhe borë.

Reshjet e borës kanë mbuluar Rugovën e Pejës gjatë ditës së djeshme, sa që trashësia e borës ka arritur deri në 15 centimetra.

Sot mbi vendin tonë temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius.