75 Mall Live Search
13:06 / E Diele, 04 Shkurt 2024 / LB

Mot pranveror na pret edhe javën e ardhshme

Mot stabil kryesisht me diell dhe temperatura pranverore gjatë javës në vijim.  Maksimalet deri në 15C e 18C.

4.02.2024 – Mot stabil dhe jashtëzakonisht i butë për këtë periudhë kohore po parashihet të mbajë gjatë javës vijuese mbi vendin tonë.  Do të ketë intervale më të gjata me diell, e herë herë kalojnë edhe vransira, por se nuk paraqiten gjasa për të reshura.  Ditëve të para, orëve të mëngjesit nëpër ultësira mund të shfaqen kushte për mjegull apo mjegullinë.

5.02 – Kryesisht me diell dhe butë.

6.02 – Mot i butë, kryesisht me diell.  Mundësi për mjegull/mjegullinë orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave.

7.02 – Butë me intervale me diell dhe vransira kalimtare.

8.02 – Vransira kalimtare, pasuar me intervale më të gjata me diell gjatë ditës.  Mbetet butë.

9.02 – Butë e kryesisht me diell.

Erërat frynë kryesisht nga jugperëndimi e perëndimi të lehta dhe mesatare 4-13m/s.

Shtypja atmosferike fillimisht e lartë, me tendencë të rënies përreth vlerave normale.