75 Mall Live Search
07:39 / E Enjte, 08 Shkurt 2024 / AR

Mot sot i vranët e me reshje shiu

Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës në Rrafshin e Dukagjinit, kryesisht rreth zonës perëndimore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 16 gradë, njofton MeteoKosova.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h.