75 Mall Live Search
14:50 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mot tejet i ftohtë në Britani, pamjet do t’iu habisin

Shumë pjesë të Britanisë së Madhe u zgjuan në një mot të shumë të ftohtë.

Acari ka kapluar gjithë Britaninë përgjatë këtyre ditëve, përderisa temperaturat në minus ndikuan që të ketë edhe ngrica thuajse në çdo vend, transmeton Indeksonline.

Shumë shoferë duhej të thyenin akullin e xhamave dhe mjegulla ishte e pranishme thuajse në çdo vend.

Ndryshe mbrëmë banorët e Britanisë së Madhe janë paralajmëruar për një dimër shumë të ftohtë, acar për të cilin ata duhet të kenë kujdes.

Shoferëve iu është preferuar të mos udhëtojnë nëse nuk kanë gjithsesi nevojë.

Moti i ngjashëm parashihet të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim./Indeksonline/