75 Mall Live Search
14:52 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Motër e vëlla, me mesazh prekës për shqiptarët në Librin e Zisë, në Prishtinë

Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë ka hapur Librin e Zisë, për viktimat e tërmetit.

Në faqen zyrtare në Facebook të këtij institucioni është publikuar një fotografi, ku shihen dy fëmijë me veshje kombëtare, teksa shkruhet:

“Krahas personaliteteve shtetërore, si kryeministri Haradinaj, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti si dhe Trupi Diplomatik i akredituar në Kosovë, bie në sy vizita e 2 vogëlushëve Amina dhe Amin Gashi, me shënimet e tyre prekëse për Nënën Shqipëri”.

Kujtojmë se deri tani numri i viktimave ka shkruar në 43, ndërsa 750 kanë mbetur të lënduar./Indeksonline/