00:02 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Motër e vëlla vranë fëmijët e tyre, dënohen me burgim të përjetshëm

Gjykata britanike ka dënuar me burgim të përjetshëm një grua e cila vrau fëmijët e saj dhe

helmoi 4 të tjerë në bashkëpunim me vllain e saj.

Në seancën gjyqësore u publikuan disa fakte të cilat shokuan opinionin publik pasi rezultoi se fëmijët ishin rezultat i incestit mes nënës dhe vëllait të saj.

Sarah Barrass dhe Brandon Machin kishin 6 fëmijë së bashku, 2 prej të cilëve i vranë ndërsa të tjerët i helmuan dhe i torturuan.

Image result for Sarah Barras

Pasi u publikuan faktet gjykatësi i dha dënimin çiftit me burgim të përjestshëm, ose të paktën të kryejë 35 vite dënim.

Katër fëmijët e mbijetuar janë strehuar në qëndrat sociale.

Çfarë ndodhi? 

Sarah Barras pranoi krimin përballë gjykatës për vrasjen e dy fëmijëve të saj si dhe kishte planifikuar dhe vrasjen e katër fëmijëve të tjerë.

Ngjarja ndodhi në maj të këtij viti.

Image result for Sarah Barras

Së bashku me Sarah vëllai i saj për moskallëzim të krimit. Vendimi hyri në fuqi në 12 nëntor të këtij viti. Gjatë seancës gjyqësore nuk u dha detaje mbi vrasjen e vëllezërve në maj.

Sipas asaj që raporton The Sun të dy fëmijët u vranë nga nëna e tyre. Mëngjesin e ngjarjes njëri prej tyre i dërgoi mesazh një shoku të tij se nuk do të shkonin në shkollë përpara se të gjendenin të vdekur në shtëpinë e tyre në Sheffield.

 Tristan 13 vjeç dhe Blake 14 vjeç u përcollën me një ceremoni emocionale të shoqëruar me 300 motorë dhe 2 Lamborghini.