75 Mall Live Search
23:11 / E Martë, 26 Korrik 2022 / OSH

Moti: Dy ditët e ardhshme nxehtë dhe me bubullima

Vala e të nxehtit vazhdon edhe javën e fundit të korrikut. Nga mesi i javës priten edhe rrebeshe me bubullima.

24.07.2022 – Vala e nxehtësisë do të vazhdoj të mbretërojë edhe javën e fundit të muajit korrik, megjithë luhatjet e temperaturave maksimale, por që në përgjithësi mbetet mbi vlera prej 30C.
Do të ketë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell, e ditën e mërkurë dhe të enjte priten kushte edhe për zhvillime të rrebesheve me bubullima.


27.07 – Mbetet nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite më vonë priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.
28.07 – Nxehtë dhe zagushi, me diell e vransira. Pasdite rrebeshe shiu me bubullima.
29.07 – Kryesisht me diell e nxehtë.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 18C e 22C, e ato maksimale ndërmjet 32C e 36C.
Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 3-9m/s, të martën e të enjten edhe nga jugperëndimi.


Shtypja atmosferike në rënie, deri të martën edhe nën vlera normale, më pas me tendencë të rritjes..