23:18 / E Premte, 10 Qershor 2022 / OSH

Moti gjatë fundjavës

Mot jostabil, me erë, e rrebeshe dhe bubullima mbetet edhe përgjatë fundjavës. Nga java e ardhshme përmirësim i motit, me më shumë diell dhe rritje të temperaturave.10.06.2022 – Moti jostabil që po kemi këtyre ditëve të fundit, pritet të mbetet edhe përgjatë fundjavës. Do të mbajë mot më i freskët, me erë, derisa priten mundësi edhe për zhvillime të rrebesheve të shiut, aty këtu të shoqëruara me bubullima.

Në fillim të javës vijuese po parashihet përmirësim i motit, ku do të ketë edhe intervale më të gjata me diell, e kushte për të reshura mbeten me më shumë gjasë ditën e hënë. Temperaturat gradualisht në rritje.Indeksi i cilësisë së ajrit në ditët e fundjavës do të jetë kryesisht në vlera të mira dhe të pranueshme.

11.06 – Freskët e me erë. Vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe me reshje lokale shiu, vende-vende me bubullima.

12.06 – Pjesërisht vranët, me mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima gjatë ditës.

13.06 – Pjesërisht vranët, me më shumë intervale me diell. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.

14.06 – Kryesisht me diell, ditën me vransira kalimtare.

15.06 – Ngrohtë e kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 13C e 15C, ndërsa maksimalet pas rënies që pësuan sot deri në 20C e 21C, gradualisht shënojnë rritje në 25C e 26C.Era fryn kryesisht nga krahu verior, në fundjavë edhe mesatarisht e fuqishme 7-15m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes.