Moti i keq ia prish planet e Harry Styles

Harry Styles kishte një koncert mbrëmë, më 31 janar.
Por, moti i keq bëri që ai të mos e mbajë atë koncert, shkruan Indeksonline.
Përmes një postimi në Twitter, Harry sqaroi se pse ai duhej të anulonte perfomancën e tij.
“Për ata që jeni këtu në Miami, më thanë se ka një stuhi të fortë.
Departamenti i zjarrfikësve nuk na lejon që ta mbajmë shfaqjen. Ju lutem jeni të sigurtë.
Jam shumë i zhgënjyer dhe më vjen keq.
Ju dua të gjithëve”, ka shkruar Harry./Indeksonline/
