Moti i keq/Kamionët dalin nga rruga afër tunelit të Kalimashit

Moti i keq me të reshura të vazhdueshme të borës janë duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Bora që ka filluar që të bijë gjatë gjithë natës dhe po vazhdon ende, ka bërë që të shkaktohen edhe aksidenteve në Shqipëri.
Në pamjet që ka siguruar IndeksOnline menjëherë pas daljes nga tuneli i Kalimashit, shihen kamionët që kanë dalë nga rruga si pasojë e borës që po vazhdon që të bie.
Edhe në këto momente reshjet e borës janë duke rënë me dendësi, duke vështirësuar qarkullimin e veturave në rrugën e Kombit.