18:45 / E Diele, 18 Korrik 2021 / AR

Moti i keq/ Këputen pemët në Gjakovë, pamje “no comment”

Ditëve të fundit në Kosovë po mbizotëron moti i keq, ku në disa vende reshjet e shiut kanë shkaktuar edhe dëme të mëdha.

Dëme ka edhe në Komunën e Gjakovës, ku breshëri ka këputur pemët, shkruan Indeksonline.

Në pamjet e siguruara shihet teksa pemët janë rrëzuar përtoke e po pengojnë qarkullimin e qytetarëve.

Edhe nëpër rrugë është grumbulluar uji ku me vështirësi po qarkullojnë veturat./Indeksonline/