Moti i keq/ Libani mbetet pa oksigjen për pacientë

Siria po dërgon oksigjen në Liban, ku 1.000 pacientë janë në aparate për frymëmarrje në spitalet e vendit dhe furnizimet e urgjencës janë gati të mbarojnë, thonë ministra nga të dy vendet, shkruan “The Guardian”, transmeton IndeksOnline.
Spitaleve të Libanit u mbetet vetëm edhe një ditë oksigjen me vlerë. Furnizimet e vendit janë goditur nga moti i keq, i cili ka parandaluar anijet e ngarkesave të arrijnë në destinacion.
Siria do të dërgojë 75 tonë oksigjen brenda tri ditëve të ardhshme, tha ministri i Shëndetësisë i vendit, Hassan al-Ghobash, për agjensinë shtetërore të lajmeve SANA.
“Kjo përgjigje … do të shpëtojë jetën libaneze dhe është e mjaftueshme për tri ditë derisa të mbërrijnë furnizimet”, u citua të ketë thënë ministri i përkohshëm i Shëndetësisë i Libanit, Hamad Hasan./IndeksOnline/