Moti i keq me borë, rrëshqet autobusi del jashtë rruge

Moti i keq dhe të reshurat e pandërprera të borës, që po vazhdojnë të bien sot gjatë gjithë ditës, kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve në trafik.
Si pasojë e reshjeve të borës sot në orët e mbrëmjes në Fshatin Gaçk të Ferizajt, autobusi ka hynë ndër rrugë, për shkak të reshura të mëdha të borës.
Ndërkohë që sot gjatë ditës Policia e Kosovës ka dale me një apel për pjesëmarrësit në trafik.
“Bazuar në situatën e tanishme ku përveç vërshimeve që janë prezente në disa vendbanime dhe në rrugë, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parashikohet të ketë mot të ftohët në vendin tonë, Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike, me gjendjen e rrugëve dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugët me ngrica”, thuhet në apelin e policisë.


