Moti i keq në Gjermani, bora bllokon rrugët
Moti i keq po mbretëron në Gjermani.
Reshjet e borës kanë mbuluar rrugët të cilat janë bërë vështirë të kalueshme.

Sipas disa pamjeve që një mërgimtar i ka dërguar në redaksinë e Indeksonline, shihet se nga bora është bllokuar rrugët qytetin e Mynhenit.
Për pasojë, një kamionë gjatë mbrëmjes së sotme ka rrëshqitur duke bllokuar rrugën.

Derisa, policia dhe njësia e zjarrfikësve gjendën në vend të ngjarjes dhe po mundohen të bëjnë tërheqjen e kamionit të bllokuar.
Në anën tjetër shumë mërgimtarë sot janë nisur për në vendet ku jetojnë.
U bëhet thirrje atyre që të kenë kujdes gjatë rrugës për shkak të motit jo të mirë dhe me reshje bore që po mbizotëron këto ditë./Indeksonline/

