Moti i keq/ Në këtë numër mund të telefononi për raste emergjente në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes të shtuar gjatë ditës së sotme për shkak të motit të keq.
Në njoftim bëhet thirrje që të kufizoni kufizojini lëvizjet në këmbë meqë parashikohet stuhi me shi dhe breshër.
Postimi:
Të dashur qytetarë,
Ju bëjmë thirrje të keni kujdes të shtuar gjatë ditës së sotme për shkak të motit të keq.
Nëse mundeni, kufizojini lëvizjet në këmbë meqë parashikohet stuhi me shi dhe breshër. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës na jep disa këshilla për të evituar rrezikun:
1. Mos qëndroni pranë pemëve, shtyllave të telefonit apo flamujve. Distanca e sigurt nga objektet e larta është dyfishi i lartësisë së objektit.
2. Gjatë stuhisë me vetëtima, mos përdorni ombrellë, qendroni larg gardheve me tela, paisjeve me tela për tharjen e rrobave dhe objekteve të tjera metalike.
3. Gjatë stuhisë me vetëtima, qendroni larg paisjeve elektronike, kanaleve të ngrohjes, radiatorëve dhe hidraulikës. Hiqni nga priza paisjet kryesore elektrike.
Pa panik, por me kujdes!
Jemi pranë jush në terren.
Në raste emergjence, ju lutem telefononi ‘Qendrën e Thirrjeve’ të Kryeqytetit:
0800 122 33