75 Mall Live Search
12:27 / E Premte, 09 Janar 2026 / P M

Moti i keq në Lezhë, anija me flamur të Tanzanisë mbetet e bllokuar pranë bregut të Tales

Një anije mallrash me flamurin e Tanzanisë ka mbetur shumë pranë vijës bregdetare të Tales, si pasojë e dallgëve të forta në detin Adriatik. Ekuipazhi ndodhet ende në bord, ndërsa ndërhyrja paraqitet e vështirë.

Anija M/V “BESART”, me flamur të Tanzanisë dhe me gjashtë persona në bord, vijon të mbetet e bllokuar pranë bregut të Tales, në qarkun e Lezhës. Bllokimi i saj pranw bregut erdhi si shkak i kushteve tw përkeqësuara të motit dhe dallgëve tw forta që përfshinë Adriatikun një ditë më parë.

Fillimisht, anija ka qenë e ndaluar në zonën e Kepit të Rodonit. Për shkak të mosmbajtjes së spirancës dhe përkeqësimit të motit, ajo ka devijuar nga pozicioni fillestar, duke u zhvendosur drejt bregdetit të Lezhës.

Lëvizja e pakontrolluar ka vijuar fillimisht në drejtim të zonës së Kunës dhe më pas pranë Tale 2, ku anija ka përfunduar shumë afër vijës bregdetare, duke mbetur e bllokuar.

Aktualisht, ndërhyrja për nxjerrjen e saj konsiderohet e vështirë, për shkak të dallgwvepor edhe përmasave të anijes, që e komplikojnë çdo tentativë tërheqjeje.

Ekuipazhi vijon të qëndrojë në bord, në pritje të orientimeve dhe vendimeve për veprime të mëtejshme nga autoritetet përgjegjëse.